Kompania e njohur, Chanel, ka njoftuar aplikacionin më të ri që lejon përdorimin e kamerës së telefonit për të identifikuar nuancën e buzëkuqit. Engadget, faqe kushtuar të rejave teknologjike, shkruan se aplikacioni i quajtur Lipscanner, dallon ngjyrën e parapëlqyer të buzëve përmes inteligjencës artificiale dhe më pas zbulon nuancën te gama e buzëkuqve Chanel. Nuancat e rekomanduara nga aplikacioni përbejnë më shumë se 400 produkte me nuanca të ndryshme të kompanisë
Lipscanner-i për të identifikuar nuancat e buzëkuqve do të përdorë një sistem përmes së cilit do të paraqitet ngjyra e saktë e skanuar. Gjithashtu do të lejojë përdoruesit ta provojnë buzëkuqin në mënyrë digjitale për të parë nëse ju pëlqen.
Sipas Engadget, aplikacioni i Chanel-it nuk është i pari në llojin e tij pasi edhe marka të tjera më parë kanë ndërmarrë iniciativa të tilla të digjitalizuara në ndihmë të klientëve. Ky hap i Chanel-it vjen në një kohë kur bashkëpunimi mes kompanive të bukurisë dhe të teknologjisë lidhur me produktet kozmetike dhe ato të personalizuara vazhdon të rritet. “Ky është një lajm i mirë për njerëzit me nevoja specifike, megjithatë kompanitë duhet të tregohen të kujdesshme për të mos armiqësuar klientët duke i bërë produktet e personalizuara tepër të shtrenjta”, përmbyll Engadget.