Pas rezultateve befasuese mbrëmë në Champions League, spektakli vazhdon edhe sot – ku nuk përjashtohen befasitë edhe sonte. Sonte luhen takimet e mbetura të raundit të dytë të ndeshjeve në grupe në Champions League, ku në përgjithësi janë shmangur përplasjet direkte, por sërish spikatin duele emrash të mëdhenj.
Në mbrëmje, në orën 21:00, spikat në grupin ku ndodhet edhe PSG, Napoli – Liverpool, që është pa dyshim përballja me interes më të madh në këtë mbrëmje. Ndërsa në Grupin D, Porto – Galatarasay. Një tjetër takim “yjesh” do të luhet në mitikun “Wembley” mes Tottenhamit dhe Barcelonës.
Ekipi londinez që do të kërkojë të përfitojë nga momenti jo i mirë i “blaugranave”, për të marrë pikët e para në Grupin B, pas humbjes dramatike me Interit, ndërsa zikaltrit janë para provës me PSV Endhovenin, ekipi më i dobët në letër në këtë grup, por që synon të bëjë surprizën e madhe.
Në Grupi A, Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi kanë shansin të “bilndojnë” pozicionet e tyre me pikë të plota, pasi do të presin respektivisht, madrilenët Club Brugge dhe verdhezinjtë Monacon.