Champions League me formulë të re

31

Superliga Evropiane ishte një ide e lakuar shumë në media gjatë verës. Klubet e mëdha duan më shumë të ardhura nga Champions League dhe duket se UEFA e pranon se duhet bërë diçka në këtë drejtim, edhe pse politikat e tyre kanë qenë që të shpërblejnë edhe klubet e vogla.

Së fundmi ka optimizëm se do të bëhet diçka në favor të klubeve të mëdha, ndërkohë që zbulohet se po mendohet edhe të ndryshojnë formulën e Champions League. Sërish “Final Four”, por këtë herë me dëshirë dhe jo prej pandemisë.

Tancredi Palmeri, gazetar i BeIn Sport, në Twitter shkruan: “Raundet finale të Champions League në një qytet, sikur ndodhi vjet në Lisbonë. UEFA ka vlerësuar pjesërisht rezultatin e verës së shkuar dhe sipas Rummenige po mendon të zhvillojë Final Four në një qytet, si një javë Super Bowl për gjysmëfinalet dhe finalen”, ka shkruar Tancredi Palmeri, gazetar i BeIn Sport.