Alex Oxlade-Chamberlain ka shijuar ditët e fundit të pushimeve verore me të dashurën e tij, Perrie Edëards. Mesfushori i Liverpool ka publikuar në profilin e tij në “Instagram”, një foto ku shihet në pishinë me partneren e tij ndërsa i ka vendosur dorën tek te pasmet seksi. 25-vjeçari është duke u rikuperuar nga dëmtimi që pësoi në ligament, i cili e ka penalizuar që të mos luajë gjithë këtë sezon. Ai ka vazhduar fazën e rehabilitimit, por ka shfrytëzuar fundjavën për të kaluar disa çaste romantike edhe me të dashurën e tij.
Në një prononcim për Sky Sport, ai pranoi se është duke bërë maksimumin e tij për t’u rikuperuar plotësisht dhe u shpreh optimist për rikthimin e tij. “Ky është një dëmtim shumë serioz, që mund ti ndodhë kujtdo, në çdo kohë. Është padyshim diçka jo e lehtë, por do të kalojë. Unë po bëj terapinë dhe po përpiqem të qëndroj pozitiv, pasi dua të eci para. Do përparoj dhe për këtë jam i sigurt”- tha ai. Liverpool, i ka fituar të pesta ndeshjet e këtij fillim sezoni në Premier League. Së fundmi, “The Reds” ia doli që të mposhtë Tottenhamin me rezultatin 2-1.