Bernard Challandes është ndarë i kënaqur me ndeshjen midis Kosovës dhe Danimarkës e cila përfundoi me rezultat 2-2.
Trajneri zviceran ka thënë se për të rezultati nuk është gjëja më e rëndësishme, por fakti se sot është zhvilluar një lojë e mirë ndaj në skuadre të fortë siç është Danimarka, transmeton Klan Kosova.
“Ishte një ndeshje e mirë. Ishte një performancë e mirë e lojtarëve kosovarë të cilët luajtën ndaj një skuadre shumë të fortë si ajo e Danimarkës. Ne shënuam dy gola ndaj një kombëtare shumë të fuqishme”.
“Për mua rezultati i sotëm nuk është gjëja më e rëndësishme. Për mua është e rëndësishme që bëmë një lojë të mirë ndaj një skuadre shumë të fortë”.
“Më vjen keq që nuk e fituam ndeshjen sepse pësuam një gol krejt në fund”.
“Sigurisht tash kemi katër ditë për tu rikuperuar për ndeshjen ndaj Bullgarisë. Natyrisht se edhe kjo ndeshje nuk do të jetë e lehtë”.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ndeshje e cila i zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, klikoni në linkun e mëposhtëm.