Challandes: Mposhtim virusin dhe u kthehemi ëndrrave tona! (VIDEO)

10

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpërndarë një videomesazh sensibilizues të trajnerit të “Dardanëve”, Bernard Challandez, për përballjen e pandemisë së Koronavirusit. Zvicërani i kujton popullit të Kosovës se me vlerat që ka shfaqur përfaqësuesja më e re në Europë, disiplinën dhe solidaritetin, do të mposhtet edhe ky armik i padukshëm.

“Përshëndetje pupull i Kosovës! Shpresoj të jeni me shëndet të plotë në këto kohë të vështira, jo vetëm për Kosovë, por për të gjithë Europën, përfshirë edhe Zvicrën, që sikurse Kosova po përballet me Koronavirusin. Në këtë kohë të vështirë, ju bëj thirrje të qëndroni në shtëpi dhe të jeni të qetë për sigurinë tuaj shëndetësore e të familjeve tuaja. Do ta kalojmë të gjithë këtë së bashku, por, derisa të vijë ajo ditë, është e rëndësishme të zbatoni masat e marra nga institucionet tuaja shtetërore. T’i respektojmë këto masa dhe ta luftojmë së bashku këtë virus, të cilin do ta mposhtim si skuadër, por me kontributin e gjithsecilit prej jush. Ne do t’ia dalim dhe pastaj do të kthehemi për të arritur qëllimet dhe ëndrrat tona së bashku, të udhëhequr nga vlerat e ekpit tonë kombëtar, që janë disiplina dhe solidariteti, kështu ne do të fitojmë. Gjithë të mirat!”

https://streamable.com/vg2nu

Comments are closed.