Bernard Challande ka folur pas ndeshjes kundër Azerbajxhanit. Trajneri zviceran i Kosovës, ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës, sidomos në aspektin defansivë.
“Është një pikë e mirë. Jam i kënaqur! Kemi punuar shumë në mbrojtje dhe bëmë një ndeshje të mirë në aspektin defansivë. Mund të luanim më mirë në sulm, por bëmë shumë pasime të gjata”, ka thënë Challandes.
Ai ka thënë po ashtu se kjo ishte “ndeshja e parë dhe ishte paksa më e vështirë për Kosovën”. Challandes ka folur edhe për inkuadrimin e Zhegrovës nga minuta e parë dhe se duket se ai e ka bërë këtë për shkak se Rashica nuk ka pasur shumë minuta të luajtura në Bundesligë. “Pse njerëzit mendojnë që Rashica duhet të startojë gjithmonë! Ai ka luajtur 10 minuta por Zhegrova ka luajtur më shumë si në ligë ashtu edhe në Europa Ligë”