Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes është shumë i lumtur me paraqitjen e futbollistëve të tj. Ai thotë se përfaqësueses e Kosovës ishte fantastike sot dhe kjo i pëlqeu jashtëzakonisht shumë, raporton GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha.
“Jam shumë i kënaqur me përformancën e skuadrës. Miksi mes mbrojtjes dhe presingut që kemi bërë në mesfushë më ka pëlqyer më së shumti dhe pastaj e kemi mbajtur topin mjaft mirë me pasime të shkurtra”, tha Challandes për SS, transmeton gazeta Koha. “Nëse duhet të them urime, sonte duhet të themi urime”, përfundoi ai.
Kosova fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Malit të Zi, me golat e Rrahmanit dhe Muriqit.