Selektori i Kosovës, Bernard Challandes para pak momenteve ishte në konferencën për shtyp para ndeshjes me Maltën, që zhvillohet nesër, me fillim nga ora 18:00.
Trajneri zvicerian ka komentuar largimin e futbollistëve drejt Shqipërisë, duke thënë shkurt dhe qartë: ”Largimi i lojtarëve nuk ka ndikuar tek ekipi”.
Ai ka vazhduar dhe ka komentuar edhe prurjen e re të Kosovës, portierin Arijanet Muric: ”Muric ka potencial të madh dhe mund të bëhet lojtar i madh në të ardhmen”.
”Unë kam vendosur të jem trajner i Kosovës sepse e dija që ka futbollistë të mirë këtu dhe do të mund të ndërtohet diçka. Ne nuk e kemi parashikuar që të jemi favorit për ta kaluar grupin, por tani jemi dhe duhet ta shfrytezojmë”.
”Kemi ekip të ri dhe me shumë potencial. Meqë jemi në vendin e parë, duam ta fitojmë grupin në Ligën e Kombeve dhe nga këtu të nisim rrugëtimin për në Evropian. Por ne do të kemi synime afatgjate, për kualifikimet e Evropianit dhe Botërorit”, vazhdoi 67 vjeçari.
Ndërkohë ai u pyet edhe se sa e vështirë është të luash si mysafir, pasi në Ligën e Kombeve nuk e ka asnjë fitore në transfertë:
”Une i besoj skuadrës time. Kam gjithmonë respekt për kundershtarët. Është futboll dhe nuk është gjithçka e lehtë. E di që populli i Kosovës mendon se jemi më të mirët, dhe kjo është gjë e mirë, por unë jam trajner dhe duhet të tregohem i kujdesshëm. Nuk ka ndeshje të lehtë për mua”.
”Malta nuk është një ekip i lehtë. Jam i befasuar me ndeshjen e tyre ndaj Azerbajxhanit. Ata kanë përformanca të mira si ekip. Dhe qytetarët e Kosoves nuk e kanë parë ndeshjen e tyre ndaj Azerbajxhanit, por une po dhe prandaj i respektoj ata”, përfundoi Challandes.