Çfarë zbuluan në të vërtetë alkimistët?

23

Është ndoshta ëndrra më e madhe dhe më e vjetër e njerëzimit: transformimi i metaleve jo të çmuar, si plumbi, në flori. Alkimistët e Mesjetës nuk e arritën asnjëherë ambicien e tyre më të madhe, por gjatë eksperimenteve të tyre, ata ia dolën të krijojnë thesare të ndryshëm, shumë më të dobishëm – edhe pse nuk e kuptuan.

Në atë kohë, shkencëtarët e fshehtë të mbretërve dhe princeshave mund të gjenden në çdo oborr të Europës. Ata i kalojnë ditët duke eksperimentuar me squfurin, mërkurin dhe plumbin. Të gjitha me një objektiv: krijimin e floririt. Për ta bërë dijen e tyre të paarritshme për studiuesit e tjerë, shumë shkencëtarë i përmblodhën zbulimet dhe recetat e tyre në një gjuhë sekrete. Ndërkohë që shumë prej tyre vdiqën gjatë eksperimenteve, zbulimet e tyre mbetën të panjohur për një kohë të gjatë. Vetëm kohët e fundit, historianët kanë qenë në gjendje të zbulojnë rezultatet që dikur ishin të koduar. Ata zbuluan që, edhe nëse pse eksperimentet e alkimistëve nuk krijuan flori, ata hodhën themelet për disiplinat moderne shkencore, si kimia dhe mjekësia.

Gjatë punës së tyre, ata zbuluan sekretet kimikë të etanolit (alkooli në formën e tij më të pastër), porcelanit dhe fosforit. Ata zbulime e katapultuan njerëzimin në një epokë të re, më progresive. Alkimistët nuk dinin asgjë për këtë: për shkak se dështuan në kërkimin e floririt, shumë prej tyre u varën në trekëmbësha nga punëdhënësit e tyre…