Si është i veshur
Nuk është mirë të gjykohet dikush sipas asaj që ka veshur, por këtë e bëjnë të gjithë sepse është gjë e thjeshtë. Shijet janë të ndryshme, por një gjë është e sigurtë – femrat nuk çmenden pas burrave që veshin bluza ku shkruan nuk jam gjinekolog, por mund të shikoj, ose pas burrave që vishen si Pitbull.
Qëndrimi
Burrat e turpshëm që vazhdimisht rrinë në ndonjë kënd nuk do të kenë sukses me femrat, por as ata që janë shum të zhurmshëm, irritues. Kombinimi më i mirë është ai ndërmjet këtyre dy ekstremeve – një burrë me qëndrim i cili nuk mundohet të jetë në qendër të vëmendjes.
Higjiena
Nuk është lehtë të vlerësohen shprehitë e higjienës në shikim të parë, megjithatë në shikim të dytë mundet. Një pamje kah thonjtë, dhëmbët dhe femrat përafërsisht e dinë me kënd kanë punë.
Shokët
Me kënd je, i tillë je – këtë e dimë të gjithë dhe në shumicën e rasteve është e vërtetë. As burri më i bukur në botë nuk do të ketë suskes të madh me femrat nëse është i rrethuar me një shoqëri që për atë femër është e keqe.