Huddersfield Town është pranë emërimit të Jan Sieward në postin e trajnerit të ri të ekipit. Marrëveshja mesa duket është arritur dhe do të konfirmohet nga Terriers pas humbjes ndaj Man City-t. Ndeshja u transmetua nga Sky, që mendoi se trajneri i ri ishte duke parë ndeshjen në tribunë, megjithëse vetë klubi vendas tha se nuk ishte.
Megjithatë Sky nuk ishte i bindur dhe kjo na ka sjellë skenën më qesharake të javës. Kamerat e kanalit televiziv kanë piketuar një person në tribunë, i cili thuhej të ishte trajneri i ardhshëm. Një gabim trashanik, pasi ai ishte thjesht një tifoz i thjeshtë i cili kishte shkuar për të parë ndeshjen.
🤦♂️@skysports_PatD thought he had found Jan Siewert, the bookies favourite for the #HTAFC job, in the John Smith's stands….
He hadn't! pic.twitter.com/44jn1w65M9
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) January 20, 2019