Vizitë surprizuese në stërvitjen e djeshme të Barcelonës që po përgatitej për sfidën e sotme në Champions League ndaj anglezëve të Tottenham Hotspur. Në qëndër stërvitore të klubit blaugrana është paraqitur ish mesfushori legjendar i Barçës Andres Iniesta i cili u ka bërë vizitë ish shokëve të skuadrës për t’u përshëndetur nga afër me ta, që pas largimit në kampionatin japonez te Vissel Kobe. Përqafime të përzemërta që që kanë pak nevojë për komentim. Të kthehesh këtu është gjithmonë diçka speciale ka komentuar Don Andres në Twitter.