Çfarë shifrash! Gazetari zbulon blerjen e re të Realit të Madridit

8

Pavarësisht garës së madhe, Kylian Mbappe vendosi të qëndrojë në Paris të paktën edhe për një sezon. Ylli francez ishte shumë pranë rikthimit në La Liga, me Realin e Madridit që ishte i gatshëm të përmbushnin çdo kërkesë të PSG-së për ta transferuar në Spanjë.

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe “djaloshi i artë” do të jetë pjesë e PSG-së edhe për këtë vit. Kjo për shkak se gazetari spanjoll, Eduardo Inda zbulon se sulmuesi do të largohet nga kryeqyteti francez dhe këtë do e bëjë për tu transferuar në “Santiago Bernabeu” në verën e ardhshme.

Kampioni i Botës ishte lidhur me një transferim në Madrid para se të transferohej në kryeqytetin francez nga Monaco në verën e vitit 2017, por merkato e ardhshme pritet që të kryqëzojë rrugët e tyre.

Për kartonin e tij, besohet se “Los Blancos” janë të gatshëm të paguajnë plot 225 milionë euro në arkat e klubit francez, plus 50 milionë të tjera shtesë. Ndërkohë, në rast të një transferimi të tij në Spanjë, Mbappe do të bëhej ndër futbollistët më të paguar , më rreth 35 milionë euro në sezon.

Comments are closed.