Kur i plotësojnë të gjitha obligimet e tyre ditore, njerëzit e suksesshëm përpiqen ta zbukurojnë jetën e tyre.
Pos kërkesës për qetësi, ata përqendrohen në gjëra të dobishme dhe të bukura në jetë, të cilat i bëjmë më optimistë.
- Shkyçin aparatet elektronike
Madje edhe nëse i shkyçin vetëm për një orë, edhe kjo gjë ka kuptim. Për atë kohë mund të relaksohen dhe t’i kushtohen familjes.
- Shkojnë për të pirë
Studime të ndryshme kanë treguar që konsumimi me masë i alkoolit zvogëlon rrezikun nga pika në tru, pika në zemër dhe nga problemet e tjera kardiovaskulare.
- Bëjnë seks
Seksi ul shtypjen e gjakut, zvogëlon rrezikun nga pika në zemër, nga kanceri i prostatës dhe përmirëson gjumin. Njerëzit seksualisht aktivë rrallë marrin pushim mjekësor.
- Planifikojnë vikendin
Hulumtimet kanë treguar që njerëzit të cilët shkojnë me pushime janë më të lumtur se ata të cilët nuk e praktikojnë pushimin. Nëse nuk mund të ndani disa ditë për pushime, planifikoni disa aktivitete interesante për vikend.
- Praktikojnë ekoterapinë
Ekoterapia është e njohur edhe si dalje në natyrë dhe është jashtëzakonisht e dobishme për shëndetin dhe mirëqenien. Hulumtime të ndryshme kanë treguar që aktivitetet në natyrë, siç janë alpinizmi apo marrja me kopshtari përmirësojnë shëndetin mendor dhe shtojnë produktivitetin në punë.