Të mos harrojmë blerjen e Christian Pulisic për 64 milionë euro, por amerikani do mbetet te Dortmund deri në fund të sezonit, çka ia ka hedhur në ajër planin e Sarrit. Dailymail ka bërë një analizë të merkatos së “bluve”, duke vënë në pikëpyetje nëse Sarri dhe Abramovich kanë një plan B.
Sulmi – Prioriteti i Chelseat për këtë merkato është të firmosë me një sulmues, gjë të cilën të dështuan ta bëjnë në merkaton e verës kur Sarri mori drejtimin e skuadrës dhe kërkoi Higuainin. Megjithatë, tani mundësia e tij është rihapur dhe Sarri është përfshirë vetë në merkato duke kapur telefonin dhe biseduar vetë me argjentinasin. Një huazim do preferohej nga londinezët edhe pse Juventus dëshiron ta shesë.
Chelsea do të ishte i gatshëm të linte Alvaro Moratan të largohej në Itali, vetëm që Milani të pranonte që “El Pipita” të kalonte në Angli. Për spanjollin interesohen edhe Sevilla e Atletico Madrid gjë që prish planin. Ndërkohë që plani për Higuain mbetet pezull, Chelsea po punon për një alternativë tjetër dhe Callum Wilson është nën vëzhgim, preferohet edhe Jamie Vardy e Marko Arnautovic.
Mesfusha – Cesc Fabregas u largua për te Monaco dhe “blutë” janë në merkato për të gjetur një mesfushor. Ata janë pranë firmës me Leandro Paredes i Zenit. Oferta prej 27 milionë paund ka mbërritur në Rusi, por klubi kërkon 31 milionë. Priten zhvillime interesante në këto ditë.
Nicolo Barella i Cagliarit ishte në listë, por talenti italian ka vendosur të mos lëvizë në këtë fazë të sezonit dhe Paredes mbetet i vetëm në listë.
Në anën tjetër Hundson-Odoi është i dëshpëruar për t’u larguar në drejtim të Bayern Munchen edhe pse drejtuesit e Chelsea dhe Sarri thanë se klubi gjerman ka kryer veprime joprofesionale me ofertat ndaj lojtarit 18-vjeçar. Bavarezët kanë ofruar rreth 40 milionë euro për të marrë shërbimet e tij, por londinezët e kanë refuzuar edhe pse kontrata e lojtarin skadon në vitin 2020 dhe duket i bindur për të mos rinovuar.
Eden Hazard është dilema që kur Sarri mori drejtimin e Chelsea. Belgu kërkohet dhe pëlqen kalimin te Real Madrid dhe trajneri italian e ka vënë para një zgjedhje duke i thënë se është koha për të vendosur. Pavarësisht përpjekjeve të drejtuesve për të rinovuar sulmuesi nuk ka vendosur ende dhe e ardhmja e tij është në dilemë.
Situata e Real Madrid nuk është e mirë dhe spanjollët mund të detyrohen për një blerje të madhe në janar dhe sot u publikua se Chelsea i ka vënë etikët 112 milionë euro 27-vjeçarit dhe tani topi kalon në anën e “Los Blancos” që do të vendosin nëse do e marrin apo jo. Kontrata e lojtarit me londinezët skadon në vitin 2020 dhe Florentino Perez studion mundësinë për ta marrë për një çmim më të lirë belgun, por deri në verë gjërat mund të marrin rrjedhë tjetër.