Shkup, 21 tetor – Pas takimit të liderëve që u mbajt dje te presidenti Stevo Pendarovski, pjesëmarrësit paralajmëruan se janë dakordësuar të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare më 12 prill të vitit të ardhshëm. Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev pas takimit deklaroi se do të zbatohen sipas të a.q. “modelit të Përzhinës” me Qeveri kalimtare e cila duhet të fillojë të funksionojë 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, për shkak të së cilës ai do të tërhiqet nga funksioni i kryeministrit më 3 janar.
Ndryshimet ligjore të cilat hapin një mundësi të këtillë janë votuar më 25 korrik të vitit të kaluar, dy ditë pasi për ato ishte arritur pajtueshmëri në takim të liderëve.
Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Qeveri parashikohet 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë, ndërsa pas dorëheqjes paraprake të kryeministrit. Kuvendi të zgjedhë Qeveri të re kalimtare për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare, të drejtuar nga kryeministri i ri, të cilin e nominon partia me numër më të madh të deputetëve në Parlament. Do të zgjidhen edhe ministra të rinj të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës Sociale, si dhe tre zëvendësministra.
Për shkak të organizimit të zgjedhjeve për deputetë Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në propozim zë kryetarit të Qeverisë, njëqind ditë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë zgjedh ministër të Punëve të Brendshme dhe ministër të Punës dhe Politikës Sociale, në propozim të opozitës me mandat i cili zgjat deri në ditën e publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e zbatuara pas çfarë mandati u përfundon sipas ligjit në fuqi.
Ministrin e Punëve të Brendshme e propozon partia në opozitë me numër më të madh të deputetëve në Kuvend, pas konsultimit paraprak me të dyja partitë politike me numër më të madh të deputetëve në Kuvend, ndërsa ministrin e Punës dhe Politikës Sociale e propozon partia në opozitë me numër më të madh të deputetëve.
Ndryshimet dhe plotësimet e rregullojnë edhe punën e ministrit të Punëve të Brendshme. Ai mundet të kryejë më së shumti 15 shkarkime apo sistemime, në vende më të ulëta apo më të larta të bartësve të pozicioneve udhëheqëse në Ministri, në përputhje me ligjin. Ministrin i Punëve të Brendshme mund të kryejë dhe sistemime horizontale të të punësuarve të cilët janë në propozim të tij në numrin deri në 10 për qind nga numri i sistemimeve horizontale.
Për shkak të organizimit të zgjedhjeve për deputetë, Kuvendi në propozim të kryetarit të Qeverisë emëron zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, të propozuar nga partia politike në pushtet me nunër më të madh të deputetëve, ndërsa në Ministrinë e Financave, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, të propozuar nga partia politike në opozitë me numër më të madh të deputetëve.
Mandati i zëvendësministrave plotësues zgjat nga dita e zgjedhjes së tyre e deri në ditën e publikimit të rezultateve përfundimtare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e zbatuara për deputetë në Kuvend, pas çfarë mandati u përfundon sipas ligjit në fuqi. Ata së bashku me ministrat bashkërisht dhe në mënyrë të barabartë me ministrin marrin pjesë në realizimin e kompetencave të parapara në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore.
Për herë të parë një model i këtillë i Qeverisë kalimtare ishte zbatuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në vitin 2016, për çfarë atëherë ishin miratuar edhe ndryshime ligjore dhe ky model i Qeverisë ishte quajtur “i Përzhinës” sepse ishte dakordësuar gjatë negociatave të Përzhinës pas krizës politike e cila ndodhi pas publikimit të a.q. bomba me bisedat e përgjuara.