Çfarë parasheh ligji i ri që varrosi PSP-në

Shkup, 19 korrik – PSP të kalojë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsion, parasheh propozim-ligji i ri i prezantuar sot nga kryeministri Zoran Zaev. Merr emrin “Prokuroria për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë”, kjo Prokurori pritet të ketë kompetenca në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkruan gazeta KOHA.

Do të ketë garanci dhe në mënyrë të pavarur të përgjigjet dhe vendos për lëndët e PSP-së. Do të udhëhiqet nga Villma Ruskovska. Prokurorët aktual të PSP-së do të vazhdojnë të punojnë në PTHP për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë. Mandati i tyre është deri më 15 shtator, por do të kenë mundësi për rizgjedhje. Përbërjen e Prokurorisë së re do ta zgjedhje Këshilli i Prokuroreve. Të gjithë rastet e PSP-së ajo do ti vazhdojë dhe procesuojë para gjykatave kompetente. Në PTHP do të kalojë edhe Arkivi, mjetet dhe aparatura e PSP-së.

Lartësia e mjeteve për funksionim të PTHP-së për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit të lartë do të caktohet me propozim-buxhet dhe plan financiar të shefit të kësaj Prokurorie, e cila e dorëzon te prokurori publik dhe te Ministria e Financave. Qeveria dhe Parlamenti nuk mund ta ndryshojnë planin dhe buxhetin e kësaj prokurorie.

Parashihet mbrojtje e personalitetit të prokurorëve të kësaj prokurorie dhe nuk mund të kryejnë funksionin prokuror në ndonjë institucion tjetër. Shefi i kësaj prokurorie do të mund të shkarkohet me dy të tretat e votave të Këshillit të Prokurorëve. (koha.mk)