Fëmijët janë një bekim nga Zoti. Ka disa prindër që kanë fatin të kenë disa fëmijë, që t’jua ngrohin zemrën dhe t’ju dhurojnë dashuri. Nga ana tjetër ka edhe nga ata prindër, që edhe pse janë munduar gjatë gjithë jetës së tyre për të bërë fëmijë nuk ia kanë dalë të sjellin në jetë një fëmijë. Sikur të mos mjaftonte dhimbja që kush do mund të ndjejë, kur nuk po realizon ëndrrën dhe qëllimin më të madh në jetë, ata duhet të shqetësohen edhe për fjalët e njerëzve. Nuk e dimë nëse ju ka ndodhur juve personalisht, apo keni një çift në fisin tuaj që nuk ka fëmijë edhe pse kanë vite të martuar. Ky çift me siguri mërzitet shumë kur të tjerët i thonë këto fjalë. Më poshtë mund të lexoni se çfarë nuk duhet t’i thoni kurrë një çifti që nuk kanë fëmijë;
1-Pse nuk keni bërë akoma një fëmijë? Keni shumë vite të martuar
Kjo gjë i vret ata. Shumica prej nesh dëshirojnë që pas martesës të bëjnë një fëmijë, prandaj nuk kanë nevojë që ju t’ua thoni.
2-Çfarë pret?
Secili çift e dinë vetë momentin që duan të sjellin në jetë një fëmijë. Nuk ka mbetur në dorën tuaj, për t’i dhënë drejtim situatës.
3-Tani do e kishe djalin/vajzën 6 vjeçe
Ka edhe nga ata që bëjnë llogaritë, dhe të thonë se sa do ishte fëmija juaj nëse do të kishe lindur para disa vitesh.
4-Cili nga ju e ka problemin?
Përveç atyre që ju japin mend, ka edhe nga ata që kërkojnë të dinë se cili nga ju të dy është “fajtori”.