Elyse Brautigam, një 22-vjeçare mjaft e njohur në YouTube thotë se nuk përdor antidjersë prej më shumë se një viti dhe këmbëngul që nuk mban erë të keqe. Në videon e fundit të publikuar prej saj, ajo shpjegon se hoqi dorë nga përdorimi i deodorantit pasi kishte frikë se mund të shkaktonte kancer në gjoks. Ajo nuk përdor asnjëlloj antidjerse që prej Tetorit 2015 dhe e shpjegon faktin që nuk mban erë me llojin e dietës ushqimore që ajo mban. 22-vjeçarja është vegane, që do të thotë që nuk konsumon asnjë produkt shtazor. Elyse shprehet se qëkur ndërroi dietë hormone e saj kanë gjetur ekuilibrin.