Kur mendoni për lëngje, ai i karotës ndoshta nuk është gjëja e parë që ju vjen në mendje. Lëngjet e portokallit, mollës, rrushit dhe ananasit janë shumë më të popullarizuara.
Sidoqoftë, nëse nuk jeni adhurues të karotave në ushqim, mund t’i ktheni ato në një pije të shijshme dhe përsëri të merrni të gjitha përfitimet shëndetësore! Për shembull, mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga gripi më shpejt.
“Bright Side” liston përfitimet që do të keni nëse konsumoni lëngun e karotës.
- Mund të rrisë metabolizmin tuaj.
Vitamina B në lëngun e karotës ndihmon në uljen e nivelit të yndyrave, në shtimin e proteinave, dhe kthimin e karbohidrateve në energji. Ajo gjithashtu ka fibra dietike, të cilat mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni peshën.