Kur nuk themi të vërtetën, trupi ynë ka prirjen ta zbulojë. Në përgjithësi, nëse frika se mos zbulohemi është minimale dhe e konsiderojmë gjënë pa lidhje, do të rezultojmë më të besueshëm, ndërkohë që nëse bëhet fjalë për një gënjeshtër të madhe, sinjalet janë më të dukshëm. Në Universitetin e Granadës kanë parë për shembull që, të thuash një gënjeshtër provokon një stres, i cili manifestohet në të ashtuquajturin “efekti Pinok”: rritet temperatura e trupit në zonën e hundës dhe qoshen e brendshme të syve, që si pasojë skuqet. Po kështu, është zbuluar se ata që gënjejnë kanë prirjen të bëjnë grimasa, të marrin shprehje të vrenjtur të fytyrës apo të bëjnë më shumë gjestikulacione. Një studim i Universitetit të Michiganit ka treguar se, kush thotë një gënjeshtër, ka prirjen të fiksojë sytë tek bashkëbiseduesi dhe të thotë gjëra të pakundërshtueshme, për t’u shfaqur më i sigurt.
Çfarë ndodh kur themi një gënjeshtër?
Leave a comment