Çfarë ndodh kur të shkrijë i gjithë akulli?

Janar 2016. Steuart Jamieson vështirë se mund t’u besojë syve, kur studion hartën e re në monitorin e tij. Gjeologu i Universitetit të Durhamit, po shikon në kanionin më të madh të zbuluar ndonjëherë në tokë të thatë – mbi 956 kilometra, është dyfishi i gjatësisë së Grand Canyon. Muret e shkëmbinjve zhyten më shumë se 1.000 metra në thellësitë, luginat ushqehen nga një liqen shumë i madh. Pa dyshim, zbulimi i Jamieson është një sensacion. Por si mund të mbetej e pazbuluar për një kohë të gjatë, kjo mrekulli unike natyrore? Ndërkohë që çdo turist mund të kalojë nëpër Grand Canyonin e famshëm në ditët e sotme, mega-shenja gjeologjike e zbuluar nga Jamieson ka qenë e fshehur nën shtresën e akullit të Antarktidës, për miliona vite. Megjithëse nuk janë të dukshme për syrin e lirë, gjurmët e zbehta të kanionit nën akull u vunë re në imazhet satelitore të NASA-s, dhe pjesët e vogla të tij u gjetën duke përdorur të dhëna nga radiovalë. Në ndërkohë është bërë e qartë: në të ardhmen e gjithë shtresa e akullit të Tokës, nga Poli i Veriut deri në Polin e Jugut, do të jenë shkrirë si pasojë e ndryshimeve klimatike të pandalshme dhe mrekulli të tjera natyrore, nën mbulesën e akullit të Antarktidës dhe Groenlandës do të dalin në sipërfaqe. Në të njëjtën kohë nivelet e detit do të rriten deri në 66 metra dhe oqeanet e fryrë do të gëlltitin shumë mrekulli natyrore në Tokë, duke shkatërruar qytete dhe duke kthyer miliona njerëz në refugjatë. Megjithatë, nëse mendoni se nivelet në rritje të deteve janë problemi më i madh i njerëzimit kur shkrihet akulli, mendojeni prapë. Në realitet, rreziqe krejtësisht të ndryshme janë duke u fshehur nën akull…