Një lajm i mirë për shqiptarët vjen nga Kroacia. Është Vlatko Horvat ai i cili në një postim në Facebook ka rrëfyer shkurt ndodhinë me shqiptarin Albano Koka nga Saranda. Statusi i plotë i tij në FB:
“Çfarë ndodh kur humbet portofolin në Shqipëri?
Kam qenë në Sarandë me një mik, e lamë Sarandën dhe tamam duke hipur në bordin e anijes Zakinthos në Greqi (pas 5 orësh vozitje me makinës) më arrin mesazh: “E di që keni kaluar mirë në Sarandë, por nuk është dashur ta lësh një të tillë”.
Nuk e dija që kuleta ime ishte ende atje, ai e gjeti, më kontaktoi dhe më dërgoi portofolin në Kroaci.
Thashë, nuk ka asnjë mënyrë që ajo të vijë, por kuleta erdhi sot. Me të gjitha paratë brenda, dokumentet gjithashtu. Shumë mirë.
Albano Koka, faleminderit shumë!
Dhe po, Shqipëria është e bukur… dhe shqiptarët janë ekstra”, shkruan në Facebook kroati Vlatko.