Besart Berisha sërish ka fituar trofeun e çmueshëm të kampionit të Australisë. Në finalen e madhe të kampionatit mes Njukasëll Xhets dhe Melburn Viktorit, fitore shënoi skuadra e shqiptarit me rezultat minimal 0-1. Sulmuesi ka folur pas këtij suksesi të arritur në shtetin australian, duke shprehur lumturinë për këtë arritje.
“Ne jemi kampionet! Çfarë natë e madhe dhe çfarë ekipi të madh kemi pasur këtë vit. Ne u testuam në momente shumë të vështira këtë vit, por qëndruam të fortë dhe besuam!. Unë nuk mund të jem më i lumtur se sa të vendosja të vija në Australi dhe të jem në gjendje arrij katër fitore në finalen e madhe! Unë e dua Australinë”, ka shkruar ndër të tjerash në llogarinë personale në “Instagram”. Theksojmë se 32-vjeçari e ka mbyllur këtë edicion me 14 gola të shënuar në kampionatin australian. Ndryshe, reprezentuesi i Kosovës kujtojmë se ka fituar titullin e kampionit edhe me Brisban Roar.