Jasir Asani, futbollisti nga Shkupi zyrtarizoi këtë merkato janari transferimin në Suedi te AIK Stockholm. Ish lojtari i Partizanit dhe FC Shkupi, është surprizuar së bashku me shokët e ekipit, duke iu bërë një mikrpritje madhështore nga fansat e klubit, njofton gazeta Koha.
Siç shihet edhe nga pamjet, mbrëmjen e djeshme ekipi i ri i shqiptarit ka zhvilluar stërvitjen e parë të vitit 2020, me fansat që kanë rezervuar një shoë të vërtetë në tribuna.