Në mesin e librave më të popullarizuara në Evropë janë ato që flasin për fantazinë, pastaj renditen librat horror (me tematikë te frikshme) si zhanri më i zgjedhur në Amerikën Latine, ndërsa poezia është karakteristike në Azi
Cili është zhanri juaj i preferuar? Keni një rekomandim libri që dëshironi të ndani? Jeni pas romancës, librave fantastiko-shkencor apo biografive? Sipas hulumtimit të publikuar nga Studying in Switzerland, përgjigja juaj ka të ngjarë të ndryshojë në bazë të vendit ku jetoni. Në Evropë më e popullarizuar është fantazia, horrori shihet si zhanri më i zgjedhur në Amerikën Latine, ndërsa poezia është karakteristike në Azi. Preferencat e leximit ndryshojnë nga vendi në vend. Me industrinë globale të botimit të librave që arrin të ardhura prej 112.5 miliardë dollarësh në vitin 2022, kjo lloj mbikëqyrjeje është e vlefshme për të ditur se cilët libra dhe autorë mund të lulëzojnë në një vend të caktuar.
Të dhënat u mblodhën duke kërkuar numrin e klikimeve që çdo zhanër libri u kërkua në Google në vende të ndryshme të botës, në anglisht dhe në gjuhën amtare. Shtetet ku më së shumti lexohet fantazia: Danimarkë, Gjermani, Qeki, Austri, Zvicër, Poloni, Italy dhe Rusi. Shtetet ku më së shumti lexohet poezi, romancë dhe aventurë: Spanjë, Francë, Portugali, Brazil, Rumani dhe Hungari, Kanadë, Finlandë, Türkey, Greqi, Korea, Filipini dhe Indi. Shtetet ku më së shumti lexohet klasikë: Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, SHBA, Suedi, Hong Kong dhe Zelandë e re. Shtetet ku më së shumti lexohet krim, thriller dhe horror: Hollandë, Belgjikë, Norvegji, Argjentinë, Venecuela, Mexico.