Pa fjalë. Emocione të jashtëzakonshme, krenari e dyanshme dhe e pafund, patjetër edhe lotë. Frenkie De Jong dhe e dashura e tij, Mikky Kiemeney, mbetën të mrekulluar nga “lamtumira”, që i kishin rezervuar tifozët. Gjithçka ndodhi, kur ai po largohej nga “Johan Cruyff Arena”.
Ylli i kombëtares së Holandës luajti mbrëmë aty ndeshjen e tij të fundit, si pjesë e Ajax. Mesfushori, i cili është i lumtur me nivelin personal, ka ende keqardhje për mënyrën e eliminimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, në atë stadium. Barça do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm, ku shpreson ta fitojë këtë trofe.
“Unë e pashë ndeshjen mes Liverpool-it dhe Barcelonës, nuk e di nëse kishte nevojë për mua. Nëse loja do të ishte pak më ndryshe, Barça do të ishte në finale dhe mund të fitonte tripletën, – komentoi De Jong pas ndeshjes kundër Utrech, e cila përfundoi me fitoren 4-1. – Ky ka qenë një sezon fantastik, edhe pse do të doja t’i thosha lamtumirë Ajax-it me tre tituj, por nuk ishte e mundur”.
Të mërkurën, ai do të jetë zyrtarisht kampion i “Eredivisie”. De Jong i dha lamtumirë me duartrokitje asaj, që ka qenë tribuna e tij, e cila gjithashtu këndoi në kor emrin e tij: “Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Nuk duhet të qajmë, pse largohemi, por të buzëqeshim e krenohemi, që kemi luajtur këtu”.