Viti 1920… mijëra fëmijë shqiptarë mbetën jetimë në shtetin e ri të Malit të Zi, prindërit janë vrarë, ose kanë vdekur nga uria. Viktima të telasheve të fundit në Ballkan. Këto fotografi tregojnë një grup tipik të mijëra viktimave shqiptare të luftës që u bë nga Mal të Zi gjatë përleshjeve të fundit në Ballkan. Fotografitë u bënë nga oficeri amerikan – koloneli H.J. Fairclough, drejtues i Komisionit të Kryqit të Kuq Amerikan në Mal të Zi dhe ish profesor në Universitetin Leland Stanford në Kaliforni.