Të parkosh makinën është një shqetësim i përditshëm për të gjithë. Por, kur parkon gabim ka edhe pasoja. Një gjë e tillë ka ndodhur pranë aeroportit të Manchesterit në Angli.
Qytetarët në atë zonë u shokuan kur panë makinat se ishin vandalizuar. Ato ishin lyer me bojë të bardhë kur shkruhej “nuk lejohet parkimi” dhe u ishin çarë gomat. Policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje. Disa e cilësuan të papranueshme këtë sjellje vandale. Muajin e fundit, parkimi ka qenë një çështje e diskutueshme në zonat e banuara përreth aeroportit të Manchesterit.
Shumë vetë janë ankuar se makinat qëndrojnë të parkuara për ditë me radhë apo edhe javë, ndërsa pronarët e tyre shkojnë me pushime. Kjo gjë mesa duket ka shkaktuar irritimin e banorëve të tjerë, të cilët lyejnë me bojë automjetet dhe u çanë gomat.