Leonardo, Maldini dhe Gazidis janë të bindur prej fillimit që ia kanë dalë të sjellin në Milano një lojtar të madh. Presioni i tyre mbi fondin Elliot për të miratuar me entuziazëm blerjen e Krzysztof Piatek në merkaton e janarit ishte ndër planet më gjeniale.
Mënyra e duhur për të marrë sulmuesin polak për 35 milionë euro, të paguara direkt pas marrëveshjes, i dha mundësinë Milanit për ta marrë për 10 milionë euro më pak, nëse do kërkonin ta paguanin me katër këste.
Zgjidhja e parë e zgjuar ishte kjo. E dyta i takon çështjes Higuain. Sulmuesi argjentinas duhej të blihej për 36 milionë euro në qershor, forma dhe mosha e tij nuk ofronin siguri. Të hidheshin në sulm në merkaton e verës për një sulmues të mirë dhe të lirë ishte e pamundur për Milanin.
Leonardo dhe Gazidis kishin vendosur që në verë Higuain nuk do të blihej nga Juventus, problem mbetej emri i pasuesit të tij. Morata e kishte zgjedhur Atletico Madridin, Batshuayi nuk preferohej të blihej fare, në qarkullim nuk kishte ndonjë sulmues të duhur për skuadrën e tyre, kështu që ndoqën një pistë të re.
Blerja definitive e “pistoletës” polake për 35 milionë euro, shpëtojnë 36 milionë dhe pagën e lartë që do duhet të shpenzonin për Higuain dhe ja ku kanë një bomber të vërtetë që ia doli të iu dhurojë buzëqeshje drejtuesve që në debutimin e tij në Kupën e Italisë kundër Napolit.
Me afrimin e Piatek Leonadro dhe Gazidis shpenzuan 35 milionë euro, por kursyen 36 të tjera që do jepnin për Higuan, aq më tepër që nëse do tentonin ta merrnin në verë kartonin e sulmuesit nga Genoa, atëherë vlera e tij do të ishte dyfishuar.