Thashethemet për lidhjen e Princ Harry-t me aktoren amerikane Meghan Markle nisën për shkak të një detaji, që i nxori “zbuluar”.
Nusja e tij e ardhshme mbante në kyçin e dorën një byzylyk me rruaza blu, shumë të ngjashëm me atë të Princ Harry-t, çka u bë virale në atë kohë.
Por në të gjitha fotografitë e byzylykëve të tyre, bie në sy një byzylyk tjetër i princit, të cilin e ka mbajtur për plot 20 vjet.
Edhe pse askush nuk e ka vënë re, ajo përmban një histori shumë prekëse, që është shumë e rëndësishme për Princ Harry-n.
Ai e mban këtë byzylyk në eventin më të rëndësishme që merr pjesë, si ndeshjet e polos, rezultatet e provimeve dhe për fotografitë zyrtare të shkollës.
Princi e mbajti gjithashtu në ditën më të rëndësishme të jetës së tij, në ditën e dasmës. Së fundmi, ai u pa me byzylykun kur shkuan të ndiqnin Hamiltonin me Meghan-in.
Besohet se Princ Harry e ka marrë këtë byzylyk gjatë udhëtimit të tij në Afrikë në vitin 1997, pak pas vdekjes së të ëmës, Princeshës Dianës. Që atëherë, ai ka patur një lidhje të fortë me këtë kontinent, të cilin e viziton shpesh.