Qabeja është një nga ndërtesat më të mistershme që ndodhet në Mekë. Me një sipërfaqe prej 180 mijë metrash katrorë, ajo është vendi ku miliona vizitorë kryejnë ritin e Haxhit. Qabeja gjithmonë është cilësuar si shumë e mistershme, për më tepër qarkullojnë edhe legjenda të shumta. Fotot e mëposhtme shuajnë kuriozitetin, tregojnë ambientet brenda Qabesë. Tetë gurë të dekoruar në kaligrafi arabe duke përdorur “Thuluth” dhe një gurë të dekoruar po me kaligrafi arabe duke përdorur edhe shkrimin, “’kulufk”. Sipas arkitektëve, dyshemeja e Qabesë, është e punuar me mermer, dhe shumica e tij është e veshur me të bardhë, dhe një pjesë më e vogël është me ngjyrë. Po ashtu, edhe muret e brendshme janë bërë me mermer me ngjyra dhe të dekoruara. Pjesa e brendshme është e veshur nga një perde mëndafshi me ngjyrë të kuqe, në të cilën ka një tekst me ngjyrë të bardhë të qëndisur. Tri shtylla prej druri mbajnë tavanin e saj, të cilët janë rreth 1350 vjet të vjetra. Midis tri shtyllave qëndron një shtyllë në të cilën varen dhuratat e Qabesë.