Ky gjest, që shpesh ndodh spontanisht gjatë marrëdhënies, është shumë i kënaqshëm. Por, si ka mundësi që pëlqehet kaq shumë? Shpjegimet janë të shumta, dhe disa prej tyre i kanë rrënjët në shkencë.
“Journal of Neuroscience”, për shembull, ka vënë në dukje se si dhimbja dhe kënaqësia kanë si emërues të tyre të përbashkët dopaminën, një lëndë kimike që prodhohet në përgjigje të dy stimujve.
Në anën tjetër, një shuplakë në të pasme mund të ndihmojë për ta bërë marrëdhënie më intensive dhe të këndshme, sepse sjell një fluks në rritje të gjakut në zonën e të pasmeve, shumë afër me atë të organeve gjenitale, duke rritur eksitimin.
Nga pikëpamja psikologjike, megjithatë, “spanking” ka të bëjë edhe me dinamikën e dorëzimit dhe të dominimit, duke e bërë intimitetin më intrigues.
“Spanking” mund të jetë e kënaqshme në të njëjtën masë si për burrat, ashtu dhe për gratë.
Gjëja e rëndësishme është që, për të dy, të ketë besim, respekt dhe pëlqim reciprok.
Në praninë e këtyre elementeve, edhe një goditje në të pasme, mund të japë shumë kënaqësi në dhomën e gjumit.