Shumë prej atyre që e kanë parë, kanë pyetur se çfarë është kjo ‘monstër’ në dëborë? Makina quhet Frangivento Asfanè dhe është një super makinë elektrike, markë torineze Fv- Frangivento, e projektuar nga Giorgo Belluno Pirolo dhe Paolo Mancini, dizajnues i grupit Mancini, të specializuar në fushën e zhvillimit dhe projektimit të prototipave në sektorin e automobilave. Kjo është makina e parë italiane super elektrike me teknologji inovative: mjafton të themi se ajo është në gjendje të bëjë vet selfie dhe t’i postojë në mënyrë autonome në rrjetet sociale. Aerodinamika është funksioni i saj kryesore, me një dizajn futuristike me 460 cm gjatësi, 205 cm gjerësi dhe 115 cm lartësi. Ajo ka zbritur me helikopter në majat e malit Tofane, në një lartësi prej 2475 metrash ku ka tërhequr vëmendjen e mijëra skiatorëve, shumë prej tyre të huaj, sidomos amerikano-aziatikët dhe rusët.