Çfarë është “dora e padukshme” e ekonomisë?

“Dora e padukshme” është metaforë e cila në ekonomi, i referohet forcave të padukshme që lëvizin ekonominë e tregut të lirë. Koncepti është prezantuar nga Adam Smith, i njohur ndryshe si baba i ekonomisë, e që në shumë nga botimet e tij ka shkruar për këtë “dorë”.

Në fakt, “dora e padukshme” është pjesë e ideologjisë “Laissez-faire”, e shqipëruar “lërë të bëjë/ lëre të rrjedhë”.  Me fjalë të tjera, tregu mund të vetërregullohet, pa ndërhyrjen e politikave qeveritare, të cilat imponojnë një sjellje aspak natyrore të tregut. Në ekonomi, kjo koncept përdoret në dy ide kryesore. Së pari, tregtia e vullnetshme në një treg të lirë prodhon përfitime pa qëllime të caktuara dhe që përhapen gjerësisht.

Së dyti, këto përfitime janë më të mëdha se ato të një tregu të rregulluar e të planifikuar. Smith zhvilloi konceptin e dorës së padukshme të tregut bazuar në librin e famshme të Richard Cantillon, “Një ese mbi teoritë ekonomike”. Ky libër i botuar në 1755, përshkruan se si një fermë e izoluar nga sistemi, ja doli më me sukses se fermat e tjera të marra me qira, që konkurronin me njëra- tjetrën. Sipërmarrësit e pavarur vrapuan në çdo fermë të mundshme, për të maksimizuar prodhimin dhe fitimet e tyre.

Fermerët e suksesshëm futën pajisje dhe teknika më të mira, si dhe sollën në treg vetëm ato mallra për të cilat konsumatorët ishin të gatshëm të paguanin. Shembulli i Richard Cantillon tregoi se fitimet ishin shumë më të larta kur vetë-interesat konkurruese drejtonin pasuritë, sesa kur i “nënshtroheshin” sistemit ekonomik të sipërmarrësit paraardhës.