Përveç gishtit të madh, gishtat e tjerë përcaktohen vetëm me numra. Nëse gishti i dytë i këmbës është më i gjatë se i pari, atëherë jeni shumë të bukur. Ndryshe nga gishtat e dorës, gishtat e këmbës nuk kanë emër. Sipas klasifikimit ndërkombëtar të termave anatomikë, bërë në Paris 1955, vetëm i pari është quajtur gishti i madh. Nëse gishti i madh është më i shkurtër, jeni më të bukur. Në përgjithësi gishti i madh është ai më i gjati, por ka njerëz që gishtin e dytë të këmbës e kanë më të gjatë se të parin (10-15% e popullsisë). Për Ronald Chapell, themeluesi i një klubi shëndetësor në Majami, kjo është një shenjë e pagabueshme e bukurisë. Chapell ka ardhur në këtë përfundim duke krahasuar mijëra fotografi: gratë më të bukura kanë këtë karakteristikë, gishti i dytë i këmbës është më i gjatë. Shembujt e ilustrimit nuk mungojnë: nga Venusi i Botiçelit te Merilin Monro. Ndërsa për burrat, David Mikelanxhelo duket se e vërteton atë.
Çfarë emrash kanë gishtat e këmbës
Leave a comment