Infeksionet e veshit janë të shpeshta dhe më së shumti i hasim në moshat pediatrike (fëmijët). Infeksionet e veshit, ato të formës së lehtë, në përgjithësi nuk zgjasin më shumë se 3 ditë dhe në të tilla raste nuk është e domosdoshme të drejtoheni te mjeku.
SI TË KUPTONI NËSE KENI INFEKSION TË VESHIT?
– Dhimbje në brendësi të veshit / Temperaturë e lartë mbi 38C /Debulesë /Vështirësi në dëgjim/Sekrecione që rrjedhin nga veshi/Kruajtje dhe acarim në zonën rreth veshit
Ndërsa te fëmijët dhe foshnjat Infeksionet e veshit shoqërohen me simptoma të tipit:
– Tërheqin ose fërkojnë veshin /Nuk reagojnë ndaj tingujve të ndryshëm/Shfaqin shenja nervozizmi
SI TË TRAJTONI VETË INFEKSIONET E VESHIT?
Lehtësoni dhimbjet apo shqetësimet që vijnë nga Infeksioni në vesh duke:
– Përdorur qetësues kundër dhimbjes si paracetamol ose ibuprofen (fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk duhet të marrin aspirinë)
– Vendosni mbi vesh një rrobë të ngrohtë ose të ftohtë
– Largoni sekrecionet që rrjedhin nga veshi duke përdorur një copë të pambuktë ose të leshtë
Kontaktoni me mjekun specialist në rast se fëmija juaj ka simptoma të tipit:
– Temperaturë shumë të lartë /Dhimbje veshi që zgjat më shumë se 3 ditë/Enjtje në zonën përreth veshit/Lëngje në formë sekrecionesh që rrjedhin nga veshi/Humbje të dëgjimit apo ndryshime në dëgjim
INFEKSIONET E BRENDSHME TË VESHIT
Duke qenë se zakonisht infeksionet e veshit tentojnë të zhduken vetë dhe në të tilla raste nuk rekomandohet marrja e antibiotikëve. Antibiotikët rekomandohen të përdoren vetëm nëse:
– Infeksioni zgjat më shumë se 3 ditë /Ju ose fëmija juaj keni sekrecione që rrjedhin nga veshi/Ju ose fëmija juaj vuani nga ndonjë sëmundje si fibroza cistike/Nëse fëmija është nën 2 vjeç dhe infeksioni ka prekur të dy veshët
INFEKSIONET E JASHTME TË VESHIT
Për këto Infeksione mjeku specialist rekomandon trajtimin me :
– Antibiotikë me pika në vesh për të trajtuar infeksionin bakterial
– Antifugal (antimyk) me pika në vesh për të trajtuar infeksionin fungal (mykun)
– Antibiotikë me tableta nga goja – në rastet kur kemi infeksion bakterial të rëndë