– Mos u trembni. Besohet fort se qentë dhe kafshët e tjera e njohin frikën nga njeriu. Megjithatë ju mund ta keni të vështirë të qetësoni një qen tepër agresivë që leh përpara jush. Nëse ulërisni, hapni krahët ose vraponi ju mund të shkaktoni instiktin e qenit dhe ta provokoni atë për t’iu kafshuar.
– Ngadalësoni vrapin. Nëse ju ndodh që të hasni një qen gjatë vrapimit tuaj, ngadalësoni. Kthehuni dhe ecni në drejtim të kundërt me qenin, por mos e humbni nga shikimi duke e parë me cepin e syrit. Për më tepër nëse ju ecni me duart tuaja të shtrira, qeni do të humbas interesin.
– Mos e shikoni në sy. Kontakti direkt me sy mund të intensifikojë sjellje agresive të qenit. Nëse e shikoni në sy, kjo interpretohet si kërcënim nga qentë dhe mund të bëhet shkak për sulm.
– Shpërqendrojeni me objekte të tjera. Në fakt çdo objekt në dorën tuaj mund të jetë ndihmë. Jepini atij diçka që të merret, si këpucët, një shishe apo çantën e shpinës. Kjo mund ta shkëpusë qenin për një kohë dhe ju mund të largoheni.
– Urdhërojeni të zmbrapset. Nëse qeni vazhdon të sillet në mënyrë agresive, përballuni me të duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me sy dhe urdhërojeni të largohet. Sigurohuni që të bërtisni fort dhe të sigurt. Qeni do të frikësohet dhe do të largohet.