Çfarë duhet të bëni nëse grerëzat pickojnë fëmijën tuaj gjatë verës?

100

Në verë, insektet e ndryshe, dhe kryesisht grerëzat apo bletët, mund të bëhen të bezdisshme dhe të rrezikshme për fëmijët tuaj. Rastet më të rënda janë kur fëmija juaj  mund të jetë alergjik, e në këtë rast dhe një pickim sado i vogël mund të sjellë shok alergjik, gjendje shumë e rrezikshme.

Por si të veproni në këto raste, kur fëmija juaj është “sulmuar” nga grerëzat?! Nëse thumbi i saj është ende nën lëkurë, merrni një piskatore vetullash, sterilizojeni atë me alkool apo duke e kaluar mbi flakën e çakmakut, dhe mundohuni ta nxirrni thumbin. Vendosni akull ose kompresa të ftohta në plagë për të zvogëluar ënjtjen.

Nëse pickimi ka ndodhur në gojë, atëherë menjëherë jepini fëmijës akull, sepse në këtë pjesë është shumë e rrezikshme, pasi enjtja bllokon rrugët e frymëmarrjes. Në këtë rast nuk duhet të tentoni të hiqni thumbin, pasi kjo mund të shkaktojë përhapjen e helmit edhe më tej. Nëse situata bëhet serioze, drejtojuni urgjencës.

Comments are closed.