Ekspertët thonë se momenti i ngecjes së një hale në fyt duhet përballuar me qetësi e më pas zgjidhjen mund ta gjeni në shtëpi sipas këshillave të mëposhtme. Nëse e gjeni veten në një situatë të tillë, gjëja e parë që duhet të bëni është të përpiqeni të kolliteni fort. Lëvizjet e fytit mund të nxisin nxjerrjen e halës pa shkaktuar dëme. Por nëse kolla nuk funksionon, atëherë mund të provoni të pini ujë me kripë. Sipas AgroWeb, lëngu i kriposur do të marrë me vete halën e ngecur. Buka me gjalpë kikiriku është një mënyrë shumë e mirë për të eliminuar këtë problem. Hala do të ngjitet me gjalpin e kikirikut dhe do të zbresë në stomak.