Çfarë duhet për të bërë karrierë?

18

Pozitiviteti dhe fryma e bashkëpunimit fiton mbi egoizmin e frymën e konkurrencës. Kështu bien aksiomat e vendosura deri tani se për të bërë karrierë e për të ngjitur shkallët, duhet të jesh kompetitiv, i ftohtë etj. Sipas një studimi që ka zgjatur disa dhjetëvjeçarë të kryer nga Universiteti i Califronisë në Berkley, suksesi në sferën profesionale nuk arrihet më tepër me armët e liga.

Përkundrazi, miresjellja, fryma bashkëpunuese, inteligjenca emocionale sjell më shumë avantazhe për personin, por edhe për kolegët, sjellje të cilat pasqyrohen e transmetohen tek të gjithë, me rezultat përmirësimin e konteksitit zyrë.

Sipas autorëve të kërkimit mbi sjelljet njerëzore dhe rrjedhojat, suksesi fillestar i të qenit agresiv dhe i përqëndruar mbi qëllimet personale, anulohet me kalimin e kohës nga mungesa e marrëdhënieve të mira njerëzore. Ky i fundit është përbërës thelbësor i suksesit. Konkluzioni më i rëndësishëm i studimit në fjalë është se përtej suksesit personal, në aspektin e plotë, edhe për kompanitë, personat e sjellshëm, bashkëpunues e pozitivë, kanë rezultate më të larta, pra në terma biznesi, përfitime më të mëdha.

Comments are closed.