Është mbrojtësi i heshtur i Tokës – fusha magnetike. Por, çfarë do të ndodhte nëse Toka nuk do ta kishte këtë mbrojtje? Pa fushën magnetike, çdo grimcë e ngarkuar nga universi do të bombardonte atmosferën e planetit tonë, duke ndryshuar kiminë e saj dhe duke prishur infrastrukturën tonë elektronike. Në fillimet e Tokës, ky ‘kujdestar’ i yni mund të ketë penguar veprimin e diellit nga prishja e flluskave mbrojtëse të gazit që rrethojnë planetin tonë në tërësi, dhe kështu duke mundësuar që jeta të lulëzojë në planet. Mbrojtësi i heshtur është fusha magnetike e Tokës, një fushë force burimi i së cilës qëndron në hekurin e shkrirë që formon bërthamën e planetit. Elektronet që rrjedhin përmes këtij lëngu gjenerojnë rrymë elektrike, e cila nga ana tjetër krijon një fushë magnetike. Kjo është historia e përgjithshme e fushës magnetike, që njihet për dekada të tëra. Të dhënat gjeologjike tregojnë se fusha magnetike ka ekzistuar përgjatë historisë 4.5-miliardë vjeçare të Tokës. Kjo kontradiktë po i joshë hulumtuesit që të rimendojnë brendësinë e planetit tonë. Por, për fat të keq, ne kurrë nuk do të mund të udhëtojmë ndoshta në qendër të Tokës. Qendra e planetit tonë është një ferr i vërtetë, pasi që është më e nxehtë se sipërfaqja e diellit, me presione disa milionë herë më të mëdha se sa në nivelin e detit. Por kjo nuk na ka penguar që të hapim një dritare në të. Matjet me valë sizmike, modulet kompjuterike dhe eksperimentet laboratorike që imitojnë kushtet ekstreme të qendrës së Tokës, dëshmojnë se si funksionojnë gjërat atje poshtë.