Nëse fundi i botës do të vinte dhe njerëzit do të zhdukeshin nga faqja e Tokës, çfarë do të ndodhte me planetin? Sipas një videoje në YouTube, Tokës nuk do t’i nevojitej shumë kohë që të ‘ristartonte’ veten, por procesi do të ishte i tmerrshëm. Pak orë pas zhdukjes sonë, dritat në të gjithë botën do të ndaleshin. Dy ose tri ditë më vonë, shumica e sistemeve të trenave nëntokësor do të përmbyteshin. Dhe një muaj më vonë, uji i ftohtë në stacionet e energjive nukleare do të zhdukej, transmeton bota.al. Të vetmet dëshmi të ekzistencës sonë do të ishin gjërat që i kemi bërë prej guri, si për shembull piramidat në Egjipt, Muri i Madh i Kinës dhe Mount Rushmore.
Çfarë do të ndodhte me botën nëse njerëzit do të zhdukeshin? (VIDEO)
Leave a comment