Çfarë do të ndodhë kur Facebook të dalë në “pension”?

Investitorët e konsiderojnë Facebook-un të “vjetruar”: kompania e saj mëmë, Meta, ka humbur 35% të vlerës së saj të tregut këtë vit, duke përfshirë një rënie prej 232 miliardë dollarësh në shkurt, rënia më e madhe në një ditë në historinë e bursës

“White hot”, është një dokumentar i ri, i cili flet për ngritjen dhe rënien e Abercrombie & Fitch, një label amerikan i modës që u krijua në fillim të viteve 2000 përpara se të binte po aq dramatikisht. Dokumentari eksploron fiksimin e firmës për punësimin e një stafi të pashëm, të bardhë – duke ngritur akuza për racizëm dhe ngacmim seksual. Facebook, i cili u krijua në të njëjtën periudhë, mund të jetë duke përjetuar një problem të ngjashëm. Identiteti i Facebook është i mishëruar në themeluesin e tij 37-vjeçar, Mark Zuckerberg, i cili ende vesh uniformën e tij të kolegjit me xhinse të ngushta dhe një kapuç. Rrjeti social, i cili u krijua fillimisht si një mënyrë për të lehtësuar komunikimin për studentët e Harvardit, tani shihet nga të rinjtë “si një vend për njerëzit në të 40-at dhe të 50-at e tyre.

Investitorët e konsiderojnë Facebook-un të “vjetruar”: kompania e saj mëmë, Meta, ka humbur 35% të vlerës së saj të tregut këtë vit, duke përfshirë një rënie prej 232 miliardë dollarësh në shkurt, rënia më e madhe në një ditë në historinë e bursës.

Advertisements

Disa nga problemet e Facebook janë të mbivlerësuara. Facebook ka mbi 2 miliardë përdorues të përditshëm, por humbja prej 1 milion përdorues në tremujorin e fundit të 2021-rënies i atribuohet rritjes së çmimit të celularëve në Indi. Rënia e përdoruesve europianë në tremujorin e fundit pasoi me bllokimin e Metës nga Rusia. Rregullat e privatësisë të prezantuara nga Apple janë një problem më serioz, që pritet t’i kushtojnë Metës rreth 10 miliardë dollarë këtë vit. Por kompania po përpiqet të gjejë zgjidhje. Firmat si Meta “kanë një aftësi për të gjetur mënyra të ndryshme”, tha Mark Shmulik i Bernstein, një sipërmarrës. Megjithatë, nëse këto pengesa mund të kapërcehen me një çmim, audienca e moshuar e Facebook duket e paepur. Në pesë vendet më të rëndësishme të Facebook, hapja e llogarive të reja për moshat nën-18 vjeç ra me një të katërtën brenda një viti.

Në Britani, 18-24-vjeçarët po shpenzojnë gjysmën e kohës në Facebook dhe Instagram. Zuckerberg tha vitin e kaluar se, mes konkurrencës nga TikTok dhe të tjerët, Facebook nuk po përdorej më nga të rinjtë.

Në të kaluarën, Facebook ishte prioriteti i Zuckerberg. Pas blerjes së Instagram-it në vitin 2012, Facebook thuhet se kufizoi aftësinë për të punësuar staf. Sot Zuckerberg duket i gatshëm të sakrifikojë facebook për të mbrojtur biznesin e gjerë. Përpjekjet për të tërhequr të rinjtë janë fokusuar në aplikacione të tjera, si Messenger Kids dhe Instagram Kids. Reels, kloni TikTok i Metës, u shfaq i pari në Instagram. Zuckeberg pritet gjithashtu të krijojë katër kufje të reja të realitetit virtual në dy vitet e ardhshme, si dhe një orë inteligjente. Kjo është gjëja e duhur për të bërë. Por lind pyetja se çfarë do të ndodhë me rrjetin social më të madh në botë ndërsa fillon të “vjetrohet”. Rrjetet sociale dikur të fuqishme si MySpace, sot cilësohen si rrënoja digjitale të braktisura.

Në një të ardhme të largët, a do të bëhet edhe Facebook si një qytet fantazmë? Jo domosdoshmërisht. Përdoruesit e rinj nuk kanë gjasa të përdorin Facebook, ata preferojnë më tepër Snapchat ose BeReal. Njerëzit e përdorin gjithashtu për t’u argëtuar dhe gjithnjë e më shumë për të blerë gjëra. Facebook po humbet qëllimin e tij si një rrjet social për të komunikuar apo njohur me të tjerët, por mund të përdoret për aktivitete të tjera.

Përsa i përket argëtimit, TikTok është shumë përpara. Përpjekja e parë e Metës për ta kopjuar, me Lasso, në vitin 2018, dështoi. Por, pasi dëshmoi një sukses në Instagram, ku përdoruesit kalojnë 20% të kohës, Reels tashmë ka krijuar audiencën e saj edhe në Facebook. Facebook ka udhëhequr prej kohësh një Marketplace në formë eBay dhe gjatë pandemisë diçka e tillë ka rezultuar më fitimprurëse. Abercrombie ka hequr dorë nga stili i saj elitar, tashmë modelet gjysmë të zhveshura janë zëvendësuar nga modele plus-size, me veshje të rehatshme sportive dhe të ardhurat e vitit të kaluar arritën kulmin, në 80%.Facebook gjithashtu nuk do të ketë më sharmin që ka pasur dikur. Por ka ende mundësi për të fituar para.