Nëse shtëpia juaj papritmas përfshihet nga zjarri, çfarë do të marrje me vete në momentet e fundit përpara se të dilje për dere? Kjo është pikërisht çështja që Foster Huntington pyeti, kështu që ai grumbulloi sendet që vetë ai do t’i merrte dhe i fotografoi, pastaj u kërkoi disa miqve të bënin të njëjtën gjë.
Kështu, për pesë muaj, ai kaloi mijëra kilometra lart e poshtë Bregut Perëndimor, në kërkim të njerëzve “përveç lexuesve tipike të blogjeve”, në përpjekje për të zgjeruar projektin në mënyrë gjenerike, gjeografike dhe socio-ekonomike.
Duke përdorur Richard Avedon në Amerikën Perëndimore si frymëzim, ai u nis për të gjetur ato “mostra” të rralla të cilët “nuk kishin dëgjuar kurrë për Tumblr, kurrë nuk kishin parë një iPad” – me fjalë të tjera, llojet e njerëzve me të cilët ai kurrë nuk do t’i kishte qëlluar t’i ndeshte në rrugë nëse ai do të kishte qëndruar në Manhatan.
Rezultatet ishin të pasura, të çuditshme, jashtëzakoisht njerëzore, nga njerëz me diferencë prej 80 vitesh moshë dhe që kapërcenin gjashtë kontinente – të gjitha të mbledhura në “The Burning House: What Would You Take?”.
Huntington shkruan në hyrje:
Sot, vendet e zhvilluara po konsumojnë më shumë se kurrë më parë. Kjo kulturë e konsumit shpesh nxitet nga dëshira e njerëzve për t’u identifikuar me pasuritë që grumbullojnë.
The Burning House: What Would You Take? kap një qasje tjetër ndaj definicionit personal. Duke hequr objekte lehtësisht të zëvendësueshme dhe duke u përqëndruar në gjërat unike për ta, njerëzit janë në gjendje të shprehin personalitetet e tyre në një fotografi.
Migel, 36 vjeç nga Porto i Portugalisë
Ai zotëron një dyqan biçikletash dhe i pyetur se çfarë do të merrte me vete nëse shtëpia e tij do të përfshihej nga zjarri zgjodhi këto gjëra:
Tabloja që më ajo më dha dhe kutia e lëkurës që gjetëm së bashku.
Kamera e vjetër e mamit dhe babit dhe çanta e vjetër e lëkurës.
Këpucët pa të cilat nuk mund të jetoj.
Markat e Parfumeve Your smell # 1 dhe Your smell # 2.
Bllokun e shënimeve ku unë vizatoj ndërsa ju qeshni.
IPod-i im për të dëgjuar meloditë e bukura ndërkohë që mendoj për shtëpinë tonë të ardhshme.
Brody, 6 vjeç nga New Hampshire të SHBA-së
Me çfarë merret? Me ato punë që mund të merren 6-vjeçarët e zakonshëm.
Çfarë do të merrte me vete? Ja çfarë listoi ai:
Kukullën Wedgehead
Filxhanin Garfeild
Helikopter Lego
Transformator Bumblebee
Patatine
Rripin e verdhë
Derrkucin e kursimeve
Portofolin
Thurjen
(jo në foto) Kameran Lego që e përdor për të bërë fotografi
Kate Mollins, 26 vjeçe nga Londra e Anglisë
Profesioni i saj është asistente e dytë e kameras në filma dhe ka zgjedhur këto objekte:
Maçokun e saj 2-vjeçar Burstten
Hiri e nënës së saj
Foto album / copëza librash
iPhone
Orën e gjyshes
Orën e babait
Orën time -dhuratë për ditëlindjen e 16-të nga mamaja ime që jetonte ende
Laptopin Macbook
Pasaportën
Kamera 8mm – dhurata e miqve të mi për ditëlindjen e 24-të
Filxhanin “I Love Tits”
Edicionin e limituar GONZO, libri i fotografisë nga Hunter S. Thompson – dhuruar për ditëlindjen e 21-të ku ishte e pranishme edhe mami im
Lemmy, vëllai e maçokut Buster
Kameran e vjetër CL Leica të xhaxhait tim
Ditarin dhe fletoren e ideve dhe informacioneve të vlefshme nga viti i kaluar
Hard drive-in portativ me miliona foto dhe gjëra të tjera të rëndësishme
Joshua Lee Bacon, 26 vjeç nga Boone, Iowa të SHBA-së
Joshua është një student dhe ka listuar këto objekte si më të rëndësishmet për t’u marrë me vete në rast të një zjarri të mundshëm:
Pantallonat e preferuara
Të brendshmet e preferuara
Celularin iPhone
Kutia plot me të gjitha printimet e mia
Kutinë Buffalo plot me thesare dhe fotografi të veçanta
Pasaportën
Puro kineze
Para
Foton e gjyshërve të mi
Foto të miqve
Letra për shënime dhe stilolapsa
Vivitar dhe lente për foto
Unë do të doja të merrja më shumë rregjistrime muzikore, por i pari që do të kapja do të ishte Envy Corps 7 inch
Disa letra të vjetra
Portofolin
Kristi Dahlstrom, 27 vjeç nga Gjermania
Kristi është një mësues letërsie dhe ka zgjedhur këto objekte:
Violinën
Pasaportën e SHBA
Fotografinë e vëllezërve
2 Letra
Ditarin
Biblën
Poezi të mbledhura nga T.S. Elliot
Laptopin MacBook Pro
Shapkat e zeza
Alejandro Sosa, 36 vjeç nga Venezuela
Ai punon si konsulent teknologjie dhe përgjigja e tij ishte më origjinalja:
Gjithçka është e rikuperueshme, përveç vajzës sime!
Tani pyetja që ju duhet të prisni është: Çfarë do të shpëtonit Ju? Përgjigjja juaj ka shumë domëthënie, na shkruani gjërat tuaja më të shtrenjta që do të donit t’i shpëtonit në rast se do të ishin 3 minutat e fundit në shtëpinë tuaj…