Uashington, 18 korrik – Më shumë se gjysma e amerikanëve nuk e miratojnë politikën e Donald Trampit ndaj Rusisë, por kjo nuk ndikon ndaj popullaritetit të tij.
sipas rezultateve të sondazhit më të ri të Institutit Ipsos, të zbatuar pas takimit të Trampit me presidentin rus, Vlladimir Putin, 42 për qind e votuesve të regjistruar janë deklalruar se pajtohen me politikën e presidentit amerikan.
Por, 55 për qind e të anketuarve midis të cilëve edhe votues të regjistruar nuk e miratojnë mënyrën në të cilën Tramp udhëheq me marrëdhëniet me Rusinë, ndërsa 37 për qind pajtohen.
Midis republikanëve, 71 për qind deklaruan se nuk kanë asgjë kundër politikës së Trampit ndaj Rusisë, ndërsa me një qëndrim të tillë midis demokratëve janë 14 për qind.
Trampi edhe më tej ka mbështetje të madhe midis votuesve republikanë edhe krahas kritikave të cilat vijnë nga liderët politik për shkak të deklaratave dhe procedurave të tij në takim dhe konferencës së përbashkët për shtyp me Putinin në Helsinki.
Numri më i madh i votuesve të regjistruar – 59 për qind pajtohen me konkludimet e agjencive amerikane të zbulimit se Rusia ka tentuar të ndikojë ndaj zgjedhjeve në SHBA. Vetëm 32 për qind e republikanëve pajtohen me pretendimet e zbuluesve, ndërsa tek demokratët, për qindja është e lartë – 84.
Sondazhi zbulon edhe një ndarje të qartë midis votuesve republikanë dhe demokratë kur bëhet fjalë nëse Rusia duhet të konsiderohet si armik.
Gjithsej 38 për qind e votuesve të regjistruar mendojnë se Rusia është armik i SHBA-së, ndërsa pothuajse një për qindje e tillë e të anketuarve janë deklaruar se Rusia është “konkurrent”, ndërsa vetëm për tetë për qind është “mik”.
Rusia si kërcënim i drejtpërdrejtë është për 27 për qind nga votuesit e regjistruar.