Kur Victoria Beckham njoftoi sipërmarrjen e saj të re si një stiliste, ishin të shumtë ata që përdrodhen buzët. Ish këngëtarja e Spice Girl, me një të kaluar, të veshur me lecka, me siguri nuk mund të stilonte rroba. Por, pavarësisht nga parashikimet, zonja Beckham ka grumbulluar një sukses pas tjetrit, duke marrë miratimin e botës së modës – Anna Wintour (drejtoresha e Vouge) në vend të parë – dhe këto ditë ka festuar dhjetë vjetorin e markës së saj.Si ka vendosur të festojë Victoria Beckham këtë arritje historike? Me një fushatë reklamash të shumë debatuar, shkruanTg Com24 . Në fotot e bëra nga fotografi Juergen Teller, Victoria është portretizuar, e zhveshur dhe me këpucë të bardha, brenda një çante shopping që mban emrin e saj. Fotot të kujtojnë fushatën e vitit 2008 nga Marc Jacobs, i cili e ka përjetësuar pikërisht Viktorian në një qese dhe brenda një kutie të markës së tij. Arsyeja për këtë tribut shpjegohet shpejt nga vetë Beckham. “Kur dhjetë vjet më parë Marc Jacobs më kërkoi të pozoja duke dalë nga një çantë e shopping, ajo ishte me të vërtetë fillimi i karrierës sime”, tha stilistja, e cila në atë kohë tashmë ishte duke punuar fshehurazi për koleksionin e saj të parë.Portreti i fushatës së re, me një çantë maxi në pamje të parë që mban emrin e Victoria Beckham, ka qenë transformuar gjithashtu në një edicion t-shirt të kufizuar, e veshur në disa raste me krenari nga stilistja dhe që po e kopjohet në masë nga fashionistet.