Barcelona ka refuzuar se ka bërë një qasje ilegale për mesfushorin e Paris Saint-Germain Adrien Rabiot, por pranon është interesuar për lojtarin. 23-vjeçarit i përfundon kontrata në fund të sezonit kështu që mund të flasë me klubet jashtë Francës duke filluar nga 1 janari. Sipas raporteve, klubi spanjoll ka nisur kontaktet me Rabiot nëpërmjet përfaqësuesve të tij. Por kjo do të thyente rregullat e transferimeve dhe klubi e ka mohuar zyrtarisht.
“Nuk ka asnjë qasje të parregullt për sa i përket lojtarit të PSG,” shkruhet në deklaratën për shtyp të Barça-s. “Kontakti i vetëm që kemi pasur ka qenë gushtin e kaluar dhe tani një javë më parë. Në të dyja rastet, kontaktet kanë qenë në prani të drejtuesve të PSG. Barcelona gjithmonë ka dashur të punojë me transparencë me çdo klub.”
Radiot së fundmi ka deklaruar se nuk do të rinovojë me klubin dhe pritet të largohet që në merkaton e janarit.