Një nga çështjet më të nxehta në shtëpinë e Napolit është e ardhmja e Elseid Hysaj. Fillimisht u mendua që mbrojtësi i Kombëtares do të largohej, por zhvillimet më pas treguan krejt të kundërtën. Vendimtare do jetë vetë dëshira e shkodranit, me ofertat që nuk kanë munguar. Pikërisht për këtë temë ka folur agjenti Mario Giuffredi, i cili trazon akoma më shumë ”ujërat”.
“Situata është e komplikuar, nuk do të jetë e thjeshtë të gjesh zgjidhjen. Nëse ai do të ketë dëshirë të qëndrojë, do të bëjmë çfarë është e mundur që të gjejmë një zgjidhje” – deklaron agjenti. Hysaj ka zhvilluar 16 paraqitje këtë sezon me fanellën e Napolit.